E papritur, klubi gjerman përjashton  Gjasulën nga stërvitja

E papritur, klubi gjerman përjashton Gjasulën nga stërvitja

19:29, 27/10/2020

Aventurës së Jurgen Gjasulës me skuadrën Magdeburg, duket se i ka ardhur fundit. Ish-mesfushori i përfaqësueses shqiptare, vëllai i madh i mesfushorit aktual të kuqezinjve, Klaus Gjasulës, me shumë gjasa do të nisë kërkimin për një ekip të ri, pasi klubi i Magdeburg e ka përjashtuar atë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i skaudrës që militon në ligën e tretë gjermane, Tomas Hosmang, i cili në një intervistë ka shpjeguar edhe situatën. “Kemi vendosur të largojmë nga stërvitja Gjasulën dhe Bertam. Ky është në vendim i cili është marrë në bashkëpunim me stafin drejtues të skuadrës”, tha trajneri sot pas stërvitjes. Sipas klubit, lojtarët janë përjashtuar për një periudhë pa afat nga aktivitetet e skuadrës së pare.

Sipas mediave gjermane, kjo është përpjekja e Magdeburg për të sjellë një ndryshim me një projekt të rinjsh, në një vit ku ekipi ka vështirësi të mëdha për të siguruar rezultate sportive dhe gjendet në zonën e ftohtë të klasifikimit të kampionatit.

Megjithatë, ka dyshime se dy lojtarët kanë pasur sjellje të papërshtatshme gjatë stërvitjes dhe kjo është arsyeja pse u mor një vendim kaq drastik që gjithsesi pritet të sjellë largimin e tyre nga skuadra gjatë merkatos së janarit. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco