Gazetari kritika Muriqit dhe Tare-s: Nuk e kuptoj se përse e kanë blerë, më duket si...

Gazetari kritika Muriqit dhe Tare-s: Nuk e kuptoj se përse e kanë blerë, më duket si...

18:44, 27/10/2020

Vedat Muriqi iu bashkua klubit të Lazio-s në merkaton verore. Sulmuesi 26 vjeçar ka zhvilluar deri më tani 3 takime me klubin bardhekaltë, asnjërën si titullar, teksa nuk ka arritur të gjejë akoma rrugën e rrjetës.

Goli nuk ka ardhur ende, por kritikat po. Bomberi i përfaqësuese së Kosovës ende nuk ka treguar atë që është në të vërtetë dhe në të tilla raste gazetarët italianë nuk qëndrojnë pasivë. Ai që ka lëshuar kritika kundrejt Muriqit dhe Tares është reporteri i “Rai Sport”, Stefano Matei. Këtij të fundit Muriqi i duket si një Kaisedo i bardhë.

“Sinqerisht nuk e kuptoj se përse e kanë blerë Muriqin, për më tepër që kushtoi 20 milionë euro. Më duket si një Kaisedo i bardhë. Kam dyshime të mëdha se ka aftësinë për të ndryshuar fytyrën e skuadrës. Në vend të Muriqit unë do të kisha shpenzuar para për një mbrojtës, në sulm të vinte një transferim me parametra zero ose që të kushtonte pak”, u shpreh Matei.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco