Besnik Hasi: Igli Taren e kam si vëlla, ai më sugjeroi të luaja për Shqipërinë

Besnik Hasi: Igli Taren e kam si vëlla, ai më sugjeroi të luaja për Shqipërinë

17:48, 27/10/2020

Ish-futbollisti i Shqipërisë, Besnik Hasi, rrëfen lidhjen e fortë që ka me drejtorin sportiv të Lazios dhe ish-shokun e kombëtares, Igli Tare.

Për median belge “Nieuwsblad”, trajneri aktual i Al-Raedit e konsideron Taren si “Vinsent Kompaninë e kombëtares” dhe se ai i sugjeroi dikur të përfaqësonte Shqipërinë.

“Në momentin që i kam sugjeruar të merrte Lukas Biglian te Lazio, Igli Tare është bërë ndjekës i rregullt i futbollit belg. Kur Biglia luante me Anderlehtin e kam telefonuar. Ai nuk ishte i dhënë pas futbollit belg, por e binda që të ndiqte një ndeshje mes Anderlehtit dhe Klub Bryzhit. I thashë se vë duar në zjarr për Biglian. Atë kohë, ai donte të luante në Botëror me Argjentinën.

Taren e kam si vëlla. Kur luante me Shqipërinë ishte Vinsent Kompani i kombëtares sonë. Ai merrej dhe me organizimin e kombëtares. Ai më ka marrë në telefon që të mos luaja për Kosovën, por për Shqipërinë. Për këtë arsye kam bërë karrierë në Belgjikë te Genku dhe Anderlehti”, deklaroi Besnik Hasi për “Nieuwsblad”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco