Kessie: Nuk e kam menduar kurrë largimin nga Milani!

Kessie: Nuk e kam menduar kurrë largimin nga Milani!

17:40, 27/10/2020

Mesfushori i  Milanit, Franck Kessie ka dhënë një intervistë për “BBC Sport Africa” pas ndeshjes kundër Romës (3-3), ku ndër të tjera foli edhe për të ardhmen.

23 vjeçari u shpreh se nuk e ka menduar kurrë largimin nga Milani, duke i mbyllur kështu derën klubeve të tjera.

“Nuk e kam menduar kurrë të largohem nga Milani dhe askush nga klubi nuk më ka pyetur për këtë temë. Veshja e kësaj fanella, të cilën unë tani e konsideroj si një lëkurë të dytë, është një krenari për mua dhe për të gjithë familjen time ", u shpreh Kessie.

Pjesë e klubit nga Milanello që nga viti 2017, mesfushori pohoi se, edhe pse është vetëm 23 vjeç, ndihet një veteran i këtij ekipi dhe se duhet të jetë shembull për të rinjtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco