Hidhet shorti i kupës së Maqedonisë së Veriut, Shkëndija përballet me...

Hidhet shorti i kupës së Maqedonisë së Veriut, Shkëndija përballet me...

17:15, 27/10/2020

Në Shkup u hodh shorti i fazës çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Shkëndija e Tetovës, dy herë fituese e këtij trofeu, do të ketë si kundërshtare skuadrën e Sileksit, që vetëm pak javë më parë i mori barazimin (1-1) skuadrës së Ernest Gjokës në Tetovë për kampionat.

Bie në sy përplasja mes dy skuadrave shqiptare, Struga Trim&Lum – Renova. Shkupi do të përballet me Akademinë Pandev, ndërkohë që çifti i fundit është Bellasica – Makedonija GJ.P. Ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen më 25 nëntor.

Çiftet çerekfinaliste:

Sileks – Shkëndija

Ak. Pandev  – FC Shkupi

Struga T&L – Renova

Bellasica – Makedonija GJ.P

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco