Deklarata e guximshme e Adil Rami mbi të ardhmen e Kilyan Mbappe

Deklarata e guximshme e Adil Rami mbi të ardhmen e Kilyan Mbappe

16:31, 27/10/2020

Bisedimet midis Kilyan Mbappe dhe PSG-së mbi çështjen e rinovimit të kontratës nuk po përparojnë (sulmuesit i skadon kontratë në qershor të vitit 2022).  Në të njëjtën kohë, thashethemet për një transferim të mundshëm te Real Madrid po rriten gjithnjë e më shumë.

Në programin Top of the Foot në “RMC Sport”, konsulenti i ri i radios, Adil Rami është i bindur se Mbappe do t'i bashkohet klubit  spanjoll.

“Mbappe te Real Madridi? Mendoj se është e kryer, sepse negociatat për rinovimin e tij nuk po përparojnë. Kam përshtypjen se ai shqetësohet kur flitet për zgjatjen e kontratës së tij. Dhe kur diçka e shqetëson ai nuk dëshiron të dijë asgjë më shumë”, përfundoi Rami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco