Gjesti fantastik/ Khabib ndryshoi lëvizjen në sekondën e fundit, nuk i theu krahun kundërshtarit

Gjesti fantastik/ Khabib ndryshoi lëvizjen në sekondën e fundit, nuk i theu krahun kundërshtarit

12:23, 27/10/2020

Kampioni i UFC-së, Khabib Nurmagomedov së fundmi mposhti, Justin Gaethjen.

Nurmagomedovi në ndeshjen e fundit të karrierës së tij, u mundua që të mos e lëndonte shumë kundërshtarin. Gaethje para ndeshjes u shpreh se nuk do të dorëzohej asnjëherë edhe nëse ishte fjala për krahun e tij. Këto fjalë duket se Khabibi nuk i harroi dhe gjatë ndeshje. Ai pati mundësi t’ia thyente krahun Gaethjes.

Por, këtë nuk e bëri pasi nuk dëshiroj ta lëndonte atë në sy të prindërve të tij. Prandaj, ai ndryshoi pozitë dhe bëri lëvizjen “triangle”, duke e detyruar të dorëzohej Gaethje, pasi nuk mund të merrte frymë. Kjo po ashtu ishte lëvizja e preferuar e babait të tij të ndjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco