Bartomeu flet për konfliktin me Messin: Të gjithë u mërzitëm nga humbja, por ai...

Bartomeu flet për konfliktin me Messin: Të gjithë u mërzitëm nga humbja, por ai...

10:38, 27/10/2020

Lionel Messi kërkoi të largohej nga Barcelona, por katalunasit e detyruan ta respektonte kontratën, ndërsa kreu i klubit, Josep Maria Bartomeu thotë se ky vendim ishte për të mirën e skuadrës.

33-vjeçari nuk dëshironte të përballej në gjykatë me skuadrën e zemrës, ndërsa klubet e interesuara duhej t’i paguanin klauzolën me vlerë 700 milionë euro.

“Prioriteti ynë ishte që ta mbanim Messin si pjesë të projektit të ri”, tregon fillimisht Bartomeut.

“Jam akuzuar se e kam nxitur larimin e tij, në mënyrë që t’i barazoja shifrat. Por, jo, e vumë interesin e klubit në vendin e parë dhe nuk deshëm ta përforconim një rival direkt. E morëm vendimin duke e ditur se do të na kritikonin”.

“E kuptoj situatën e të gjithëve, ndjeshmëria është e rëndësishme. Në rastin e Leos, është në rregull të trishtohet sepse nuk mund ta pranojë humbjen por të gjithë u mërzitëm. Tashmë të gjithë duam që Messi të mbyllë karrierën tek Barcelona”, përfundoi Josep Maria Bartomeu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco