Toni Kros zbulon klubin ku dëshiron të mbyllë karierën

Toni Kros zbulon klubin ku dëshiron të mbyllë karierën

22:26, 26/10/2020

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kros, shprehu hapur dëshirën për të mbyllur karrierën në klubin spanjoll.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së nesërme në Ligën e Kampioneve me Borusia Moencheglabah, mesfushori veteran gjerman theksoi se dëshiron të fitojë akoma trofe me “Los Blancos” dhe ndihet mëse i lumtur në kryeqytetin e Spanjës.

“Më pëlqen gjithmonë kur kthehem në Gjermani, sepse është vendi im, gjuha ime dhe gjithçka vjen prej këtej. Por, e kam thënë gjithmonë se kënaqem shumë në Madrid dhe më pëlqen jeta atje. Gjatë 6 viteve të fundit, kam marrë shumë oferta, por ndihem si në shtëpi në Madrid dhe ideja ime është ta mbyll karrierën këtu”, deklaroi Toni Kros.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco