Interi ‘spastron’ koronavirusin, shërohen edhe 2 futbollistë

Interi ‘spastron’ koronavirusin, shërohen edhe 2 futbollistë

22:15, 26/10/2020

Interi ka mbërritur në Ukrainë për t’u përballur me Shakhtar Donetsk në ndeshjen e dytë të grupit në Ligën e Kampionëve, ndërsa nga Milano trajneri Antonio Conte ka marrë lajme pozitive pasditen e sotme.

Dy futbollistë të tjerë zikaltër kanë arritur të mposhtin koronavirusin, pasi rezultatet e testeve të kryera nga mesfushori italian Roberto Gagliardini dhe portieri rumun Ionut Radu kanë dalë negative.

Të dy futbollistët qëndronin në izolim që prej datës 8 tetor dhe tani nga e enjtja mund të nisin stërvitjen nën urdhrat e Antonio Contes, ditën e shtunë pritet të akomodohen në pankinë në ndeshjen ndaj Parmës, e vlefshme për javën e 6 të kampionatit italian.

Aktualisht i vetmi i prekur nga koronavirusi te Interi, është Milan Skriniar, i cili nga dita e nesërme përfundon karantinën 14-ditore në Sllovaki dhe mund të udhëtojë drejt Milanos, ku natyrisht që do t’i duhet të qëndrojë i izoluar deri sa testi të rezultojë negativ.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco