Do luajë ndaj Barcelonës në Champions? Ja çfarë ka bërë së fundmi Ronaldo

Do luajë ndaj Barcelonës në Champions? Ja çfarë ka bërë së fundmi Ronaldo

15:14, 26/10/2020

Cristiano Ronaldo postoi të shtunën një foto në “Instagram” ku festonte: “Siiiii”. Dhe për juventinët u duk sikur portugezi kishte marrë përgjigjen e tamponit negativ, pas infektimit me “COVID”, por në të vërtetë ishte thjesht e kundërta.

Sulmuesi bardhezi festonte për fitoren e ish-shokëve të tij të Realit të Madridit, që mposhtën Barcelonën në klasiken spanjolle, ndërsa sot pritet që të jetë dita vendimtare. CR7 iu nënshtrua tamponit nga përgjigjja e të cilit varet prezenca e tij në fushë të mërkurën, ndaj Barcelonës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco