Braktis Kombëtaren e Francës? Reagon ashpër Pogba: Është lajm i rremë...

Braktis Kombëtaren e Francës? Reagon ashpër Pogba: Është lajm i rremë...

13:42, 26/10/2020

Paul Pogba ka reaguar ashpër ndaj mediave të cilat ditën e sotme raportuan vendimin e futbollistit për të braktisur kombëtaren e Francës si pasojë e komenteve fyese të presidentit Macron ndaj fesë islame.

Por e vërteta qëndron ndryshe pasi Pogba ka mohuar lajmet publikuar “Screen shoot” faqen britanike “The SUN” me mbishkrimin shkruar: “Fake News ( Lajm i rremë, i papranueshëm)”.

Pavarësisht zërave mediatike, Pogba do të vazhdojë të japë kontributin e tij me kampionët e botës.

Çfarë ndodhi?

Emmanuel Macron, pasi ky i fundit ka marrë një nismë për të vendosur një projekt-ligj që do të ndalojë mbajtjen e simboleve fetare.

Kjo prek kryesisht gratë myslimane, të cilat mbajnë shami dhe bëhet fjalë për ato që punojnë në sektorin privat që ofrojnë shërbime publike. Qeveria synon gjithashtu të shfuqizojë “ndikimin e konsullatave” , duke transferuar te shteti francez përgjegjësi të tilla si mësimi i arabishtes në shkolla dhe trajnimi i hoxhallarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco