Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Bojkoti i kampionatit/ Pas takimit, Libohova: Ja çfarë vendosëm ditën e sotme...

Bojkoti i kampionatit/ Pas takimit, Libohova: Ja çfarë vendosëm ditën e sotme...

13:16, 26/10/2020

Pas përfundimit të takimit të Ligës, presidenti i saj, Edvin Libohova është shprehur se ende nuk është marrë një vendim për kampionatin dhe nëse do të vazhdojë apo jo bojkoti.

Libohova u shpreh se i është dhënë kohë qeverisë deri ditën e enjte për një përgjigje përfundimtare për realizimin e kërkesave dhe më pas ditën e premte do të ketë tjetër mbledhje të Ligës dhe klubeve.

“Ne do të presim deri ditën e enjte nëse do të kemi një përgjigje nga qeveria. Më pas do mblidhemi për të vendosur për bojkotin. Po i lëmë një afat tjetër, për të pasur një përgjigje dhe më pas do mblidhemi për të marrë vendimin përfundimtar. Nuk e dimë pse ende nuk ka ardhur një përgjigje përfundimtar.

Nuk ka një ngërç. Nëse nuk vjen deri ditën e enjte, do mblidhte Liga ditën e premte dhe më pas do vendsim. Nuk kemi detaje se çfarë diskutoi Duka me Ramën, ishte pozitiv, por nuk kemi detaje. Ky bojkot nuk e rrezikon kampionatin. Nuk është diskutuar asnjë propozim tjetër për kampionatin.”, u shpreh Libohova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco