Tronditet Milani, sërish futbollistë të tjerë infektohen me koronavirus

Tronditet Milani, sërish futbollistë të tjerë infektohen me koronavirus

12:17, 26/10/2020

Koronavirusi po shkakton sërish probleme në Serie A.

Së fundmi Gigio Donnarumma dhe Jens Petter Hauge i janë shtuar listës së futbollistëve të infektuar me virusin famëkeq. Dy lojtarët e Milanit janë asimptomatikë dhe tashmë do t’i nënshtrohen izolimit në shtëpi, sipas protokollit. Së bashku me ta, tre anëtarë të tjerë të ekipit rezultuan të infektuar.

Në total, me Gabbia ende pozitiv, lojtarët e padisponueshëm për shkak të koronavirusit, shkojnë në tre kuqezinj. Një situatë e ndërlikuar për t’u menaxhuar në funksion të ndeshjes së sotme kundër Romës dhe sfidave të tjera të afërta.

“AC Milan njofton se rezultatet e marra nga laboratori, natën e kaluar, konstatuan tampon pozitiv të Gianluigi Donnarumma, Jens Petter Hauge dhe tre anëtarët e tjerë të ekipit. Të gjithë janë asimptomatikë, iu nënshtruan menjëherë izolimit në shtëpi dhe autoritetet lokale shëndetësore u informuan. Sot i gjithë ekipi u testua përsëri, sipas protokollit, dhe nuk u gjet asnjë pozitivitet i ri”, njofton Milani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco