Mourinho kritika ndaj VAR-it: Janë gabime të papranueshme

Mourinho kritika ndaj VAR-it: Janë gabime të papranueshme

11:37, 26/10/2020

Jose Mourinho nuk i ka kursyer kritikat ndaj VAR-it.

Teknologjia së fundmi ka shkaktuar polemika për shkak të vendimeve kontradiktore në Premier Leahgue.

“Mendoj se vëmendja është e bazuar në faktin se aty ka VAR. Pa VAR, situatat në fushë do të ndodhnin dhe gjyqtari bën gabime”, ka thënë Mourinho.

“Më njihni për disa vite – e kisha të vështirë t’i pranoja gabimet njerëzore, por kam mësuar dhe në këtë moment unë gjithmonë pranoj fajin e gjyqtarit. Ajo që unë nuk pranoj tashmë janë gabimet e VAR-it”, ka shtuar portugezi.

Goli i anuluar i Liverpool, ndërhyrja e Pickford në Van Dijk, penalltia e Azpilicueta e paakorduar dhe raste të tjera kanë ngritur edhe një herë shumë pikëpyetje mbi gjyqtarët anglez dhe teknologjinë VAR.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco