Paul Pogba braktis Francën pas vendimit radikal të Macron ndaj Islamit

Paul Pogba braktis Francën pas vendimit radikal të Macron ndaj Islamit

10:38, 26/10/2020

Paul Pogba ka marrë një vendim drastik duke braktisur përfaqësuesen e Francës.

Shkaku lidhet me presidentin Emmanuel Macron, pasi ky i fundit ka marrë një nismë për të vendosur një projekt-ligj që do të ndalojë mbajtjen e simboleve fetare.

Kjo prek kryesisht gratë myslimane, të cilat mbajnë shami dhe bëhet fjalë për ato që punojnë në sektorin privat që ofrojnë shërbime publike. Qeveria synon gjithashtu të shfuqizojë “ndikimin e konsullatave” , duke transferuar te shteti francez përgjegjësi të tilla si mësimi i arabishtes në shkolla dhe trajnimi i hoxhallarëve.

Komentet e Macron se Islami ishte burimi i terrorizmit ndërkombëtar, kanë tërbuar edhe Paul Pogba. Franca vendosi të nderojë me dekoratën “Legjioni i Nderit” mësuesin Samuel Paty. Ky i fundit pësoi një fund të tmerrshëm pasi publikoi disa imazhe tallëse ndaj profetit Muhamed.

47-vjeçari u sulmua gjatë rrugës për në shtëpi dhe përfundoi i vdekur me kokë të prerë. “Paty vdiq për shkak të përpjekjes për të shpjeguar rëndësinë e lirisë së fjalës. Uniteti dhe vendosmëria janë përgjigjet e vetme për monstruozitetin e terrorizmit islamik”, deklaroi Macron.

Futbollisti i famshëm i Manchester United i ka cilësuar fjalët e presidentit si fyerje ndaj tij dhe myslimanëve francezë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Leli28/10/2020 15:51

Keshtu beri edhe Franc Riberi, u largua nga kombetarja ,franceze sepse mori mendjen e grues arabe qe ka dhe franca fitoi boterorin ne rusi. Tani qe ou pogba nul do mis ne me francs do fitoi perseri boterorin ne keta. Me nje fjale kush pjerdh per nje lojtar afrikan. Skuadra ka njembedhjete montage, e nul var et nga nje si ky, qofte edhe Mesi.Rrote k..açavalli!

Shto koment

Denonco