Një tjetër shqiptar zgjedh Greqinë, 23-vjeçari firmos...

Një tjetër shqiptar zgjedh Greqinë, 23-vjeçari firmos...

08:52, 26/10/2020

Një tjetër lojtar shqiptar zgjedh Greqinë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin 23-vjeçar, Lazaros Rrota. I lindur në shtetin helen në vitin 1997 dhe i formuar si lojtar në akademinë e Iraklisit, Rrota është grumbulluar së fundmi nga Kombëtarja e Greqisë, duke qenë pjesë e ekipit për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Moldavisë dhe Kosovës.

Ai debutoi me fanellën greke në fitoren 2-0 ndaj Moldavisë më 11 tetor, duke luajtur 22 minuta. Mbrojtësi i djathtë luan sezonin e tij të dytë në kampionatin holandez me Fortuna Sitard. Fillimisht për dy vite është aktivizuar në Sllovaki me skuadra si Slavoj Trebishov dhe Zemplin Mihalovce.

Te kjo e fundit u pikas më pas nga klubi holandez, Fortuna Sitard, ku deri më tani ka luajtur 11 ndeshje, 9 prej të cilave si titullar. “Panorama Sport” mëson se Rrota i është sugjeruar disa muaj më parë FSHF-së përmes menaxherit të tij, Bruno Çirilo, një ish-lojtar i Interit që është aktivizuar edhe në Greqi me AEK-un dhe PAOK- un.

Mirëpo, drejtoria e ekipeve kombëtare nuk shfaqi interes për lojtarin shqiptar dhe kësisoj Rrota shfrytëzoi mundësinë pas thirrjes që i bëri trajneri i Greqisë, Xhon Vant Ship. Ky i fundit është holandez dhe duke njohur mirë “Erdivise”, ndoqi disa herë Rrotën dhe u bind për ta grumbulluar. Aktivizimi i 23- vjeçarit me Greqinë në ndeshjen ndaj Moldavisë ia djeg tashmë mundësinë e një bashkimi me Shqipërinë në të ardhmen.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

..26/10/2020 16:20

Qe nga emri duket qe ka bere zgjedhjen e duhur

Shto koment

Denonco