Trajneri i klubit të Superligës: FSHF ka bërë hapin e duhur, presim të fillojë futbolli

Trajneri i klubit të Superligës: FSHF ka bërë hapin e duhur, presim të fillojë futbolli

22:10, 25/10/2020

Bojkoti i kampionatit po vazhdon, por duket se java që vjen do të jetë deçizive për zgjidhjen e kërkesave që ka Liga ndaj qeverisë.

Trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu, në lidhje “Skype” në “Fair Play” nga gazetarja Enkeleida Zeko në Syri TV, u shpreh:

'Ka sinjale pozitive nga takimi i Dukës me kryeministrin Rama. Presin javën e ardhshme se si do të shkojnë bisedimet.

Për fatin tonë të Kastriotit, bojkoti ne na ka shërbyer shumë, por futbollin në përgjithësi e ka dëmtuar.

FSHF-ja në bashkëpunim me të gjitha klubet ka bërë hapat e duhura. Tashmë presim që të zgjidhet kjo çështje dhe të nisë futbolli'.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco