Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

FOTO/ Juventus-Verona, formacionet zyrtare. Bardhezinjtë me plot mungesa

FOTO/ Juventus-Verona, formacionet zyrtare. Bardhezinjtë me plot mungesa

20:05, 25/10/2020

Juventusi pret në shtëpi Hellas Veronën, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Serinë A.

Bardhezinjtë e Pirlos do të kërkojnë të rikthehen të fitorja në kampionat, pas barazimi 1-1 ndaj Crotones një javë më parë. Megjithatë nuk do e kenë aspak të lehtë, pasi Verona na ka mësuar se di t’iu hapë probleme skuadrave të mëdha.

Pritet të jetë një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë të marrin maksimumin.

Mungesat te “Zonja e Vjetër” do të jenë të shumta, teksa nuk janë të gatshëm për sfidën e sotme Cristiano Ronaldo, Alex Sandro, Giorgio Chiellini, Federico Chiesa dhe Matthijs De Ligt.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni formacionet zyrtare të takimit që do të luhet në orën 20:45.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco