Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Hamilton futet në histori, thyen rekordin e Michael Schumacher

Hamilton futet në histori, thyen rekordin e Michael Schumacher

19:04, 25/10/2020

Lewis Hamilton ka fituar ditën e sotme Çmimin e Madh të Portugalisë.

Piloti i Mercedez arriti i pari në finish, duke lënë pas tij shokun e skuadrës, Valteri Botas.

Kjo ishte fitorja e 92-të për britanikun, i cili tashmë ka kaluar edhe Michael Schumacher dhe tashmë futet në histori të Formula 1.

Për të kaluar te gara e sotme në Portugali, Hamilton dominoi, teksa i vetmi që i bëri konkurrencë ishte Valteri Botas, i cili në fund u dorëzua, duke u renditur i dyti.

Në vendin e tretë u rendit Verstapen i Red Bull, ndërsa Leclerc i Ferrarit nuk shkoi më shumë se vendi i katërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Fiku bashkis25/10/2020 19:48

Mos ngaterroni kekun me byrekun, ky gabeli ka nja 4 vjet qe garon pa rival fare! Krahasimi me mbretin e Formula Uno, Majkell Shumaker nuk shkon fare.

Shto koment

Denonco