Serie A/ Napoli fiton me përmbysje, ngjitet në vend të dytë

Serie A/ Napoli fiton me përmbysje, ngjitet në vend të dytë

18:00, 25/10/2020

U luajtën në mesditë dy sfidat e vlefshme për javën e 5-të të Serisë A.

Napoli i Genaro Gattusos triumfoi me përmbysje ndaj Beneventos 1-2.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 1-0 të vendasve falë golit të Roberto Insinjes në minutën e 30-të.

Ndërkohë në minutën e 60-të ishte radha e Lorenco Insinjes, vëllait të Roberto Insinjes, i cili vendosin baraspeshën e përkohshme.

Dy vëllezër kundërshtarë që gjejnë rrugën e rrjetës. Për golin e përmbysjes mendoi Pentanja që në minutën e 67-të, fiksoi shifrat 1-2, duke ngjitur Napolin në vendin e dytë me 11 pikë.

Për sa i përket mbrojtësit të Kombëtares, Elseid Hysaj, ai nuk u preferua në këtë përballje, duke e ndjekur takimin nga stoli.

Në sfidën tjetër, Spezias i “rrëshqiti” fitorja në fundin e ndeshjes.

Skuadra e mbrojtësit të Kombëtares, Ardian Ismajli, ishte duke fituar me rezultatin 1-2 deri në minutën 90+2, kur Kuçka vendosi baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë.

Për sa i përket mbrojtësit shqiptar, ai nuk ka arritur ende të rikuperohet për të qenë në dispozicion të trajnerit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco