Benevento ka kaluar në avantazh 1-0 në përballjen ndaj Napolit, e vlefshme për javën e 5-të në Serie-A.
Golin për “Magjistarët e realizoi Roberto Insigne në minutën e 30-të takimit. 26 vjeçari shfrytëzoi më së miri asistin e Lapadulas, duke dërguar topin në rrjetë.
Roberto është vëllai i futbollistit të Napolit, Lorenco Insigne, që sot luajnë për herë të parë kundër njëri-tjetrit.
Ata patën një përqafim të ngrohtë mes tyre në fillimin e ndeshjes. Të dy ishin nga i njëjti krah i fushës dhe nuk mund të mungonte kjo foto emocionuese.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: