Istanbulspor po fiton me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj Eskisehirspor, në ndeshjen e vlefshme për ligën e dytë turke.
Golin e etëm për skuadrën nga Stambolli e ka realizuar futbollisti shqiptar, Kristal Abazaj. 24-vjeçari shënoi në minutën e 21-të të ndeshjes.
Abazaj shfrytëzoi mjaft mirë një krosim të shokut të tij të skuadrës dhe goditi fluturimthi duke e dërguar topin në rrjetë.
Për sa i përket statistikave, ky është goli i dytë për Abazajn në Turqi me ekipin e Istanbulspor.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: