Gattuso dhe De Laurentiis kokë më kokë, hidhen themelet për të ardhmen

Gattuso dhe De Laurentiis kokë më kokë, hidhen themelet për të ardhmen

13:56, 25/10/2020

Napoli dhe Gennaro Gattuso janë bërë për njëri-tjetrin. Drejtuesit e klubit napoletan janë të kënaqur me punën e trajnerit kalabrez dhe për këtë arsye dëshirojnë të vazhdojnë bashkëpunimin me të.

Kontrata e Gattusos me klubin e Napolit skadon në verën e 2021 dhe drejtuesit janë gati që t’i ofrojnë 42 vjeçarit rinovimin e saj.

Sipas mediave italiane mes Gattusos dhe presidentit De Laurentiis ka patur një takim mbrëmjen e djeshme, ku është diskutuar mbi këtë temë.

Ka qenë vetë Drejtori Sportiv Giuntoli ai që ka zbuluar se negociatat kanë shkuar mirë dhe se vullneti i palëve është që të vijojnë së bashku, por pa dhënë një datë se kur do të firmoset kontrata e re.

"Nuk kemi problem me Gattuson, pasi ai dëshiron të qëndrojë dhe ne jemi shumë të kënaqur me punën që po bën. Kur të gjithë palët kanë vullnetin maksimal për të vazhduar së bashku, edhe negociatat janë më të lehta”, u shpreh Giuntoli.

Megjithatë mediat italiane kanë raportuar sot se tashmë është arritur marrëveshja për zgjatjen e bashkëpunimit mes Napolit e Gattusos deri në verën e 2023-shit, me klubin e De Laurentiis që ka ruajtur edhe opsionin e rinovimit për një vit më tepër.

Kontrata e re pritet të firmoset para Krishtlindjeve dhe Gattuso do të përfitojë një pagë prej 1.9 milionë eurosh në sezon, plus bonuset në lidhje me ecurinë, të cilat mund ta çojnë në minimalisht 2.5 milionë euro.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco