Dana Wait bën deklaratën befasuese: Khabib ishte në spital, theu këmbën 3 javë më parë

Dana Wait bën deklaratën befasuese: Khabib ishte në spital, theu këmbën 3 javë më parë

12:49, 25/10/2020

Kampioni i UFC-së Khabin Nurmagomedov zhvilloi ndeshjen e fundit të karrierës i dëmtuar ndaj amerikanit Xhastin Gathje.

Presidenti i UFC-së Dana Wait tregoi për mediat se sportisti nga Dagestani ka thyer dy gishtat e këmbës dhe një kockë 3 javë para ndeshjes së djeshme ndaj Gathje, por ka refuzuar të shtyjë takimin duke sakrifikuar në maksimum.

Image

“Ai (Khabib) ishte në spital, theu këmbën 3 javë më parë. Saktësisht, ka thyer dy gishtat e këmbës dhe një kockë të këmbës. Kështu më raportoi stafi i tij. Ai kurrë nuk i ka treguar ndokujt për këtë gjë. Është një nga njerëzit më të ashpër në planet. Është luftëtari nr.1 në botë për peshë dhe duhet të konsiderohet me statusin ‘Më i mirë i të gjitha kohërave’ “, deklaroi Dana Wait.

Image

Khabin u tërhoq nga sporti pas 29 ndeshjesh pa humbje. Ai u ngashërye pasi mundi në raundin e dytë Xhastin Gathje. Shumë yje të sportit dhe personalitete nga mbarë bota e përgëzuan për kontributin e madh dhe karrierën në sport kampionin nga Dagestani.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco