Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Broja: Nëse punon fort mund të arrish gjithçka, zgjodha Eredivisie prej...

Broja: Nëse punon fort mund të arrish gjithçka, zgjodha Eredivisie prej...

11:53, 25/10/2020

Armando Broja është pështatur shpejt në Hollandë me klubin e tij të ri. Djaloshi nga Malësia e Madhe ka zhvilluar ndeshje të shëklqyera  me Vitessen, duke krijuar shumë zhurmë në mediat holandeze.

Në ndeshjen e fundit 19 vjeçari ishte protagonist absolut në fitoren e Vitesses 2-0 ndaj Den Haag, duke arritur të realizoi të dy golat e ndeshjes.

Sulmuesi, në pronësinë e Chelsea-t në një intervistë për “Vi.nl” është shprehur se e ka zgjedhur Eredivise për shkak se në këtë kampionat kanë luajtur edhe emra të mëdhenj si Ibra, Suarez apo Ronaldo Fenomeni, të cilët janë edhe shembujt e Brojës.Ndër të tjera, futbollisti i kombëtares thekson se me punë mund të arrihet shumë dhe se qielli është limiti.

Image

“Përpara se të vija te Vitesse unë fola me Chelsea-n, fola me Mount që ka qenë më parë këtu dhe më thanë sesa lojtarë me cilësi ka këtu. Më thanë se është një kampionat shumë i mirë për të rinjtë që të marrin eksperiencën, të marrin më shumë minuta në fushë dhe shumë gjëra të bukura për “Eredivise” dhe Vitessen në veçanti.

Fola edhe me trajnerin e Chelseat i cili më tha se do të ishte mirë nëse do të shkoja te Vitesse. Merr më shumë eksperiencë dhe më shumë kohë aktivizimi, por ishte gjithashtu edhe zgjedhja ime pasi kanë luajtur shumë lojtarë të mëdhenj këtu.

Suarez, Ronaldo Fenomeni dhe Ibrahimovic kanë luajtur në “Eredivisie”. Sigurisht që për mua këta janë shembujt dhe ky kampionat është shumë i mirë për talentet që të zhvillohen. Njerëzit thonë se qielli është limiti. Edhe unë e mendoj kështu, nëse ti punon fort, stërvitesh në çdo javë dhe në çdo javë, atëherë vërtetë që qielli është limiti. Keni rastin e Ronaldos dhe Mesit që kanë arritur çdo qëllim të tyre pasi kanë punuar fort, që stërviten edhe pasi të ketë mbaruar stërvitja për të tjetër që të përmirësohen edhe më shumë, atëherë vërtet që qielli është limiti”, u shpreh Broja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco