Liverpool rikthehet tek fitorja në Premier League, 'të kuqtë' triumfojnë me përmbysje ndaj Sheffield

Liverpool rikthehet tek fitorja në Premier League, 'të kuqtë' triumfojnë me përmbysje ndaj Sheffield

09:02, 25/10/2020

Premier League ofroi një duel midis Liverpoolit dhe Sheffield United. Ky takim i javës së gjashtë të kampionatit anglez ishte shumë intensiv që nga fillimi dhe “të Kuqtë” u përpoqën të gjenin golin e  avantazhin shumë shpejt. Mirëpo, ishte Sheffield United që kaloi i pari në avantazh  pas një penallti të shkaktuar nga Fabinho. Norvegjezi Sander Berge mori përsipër goditjen e penalltisë, duke mposhtur portierin  Alisson (1-0, 13).

“Blades” më pas u përpoqën të dyfishojnë rezultatin me ofensivat nga Oliver McBurnie dhe Ben Osborn , por në fund ishte Liverpool që të shënonte.

Kampionët në fuqi të Premier League vendosën baraspeshën me Firminhon në fundin e pjesës së parë, i cili e pati të thjeshtë të shtynte drejt rrjetës topin e kthyer nga portieri pas tentativës së Manesë me kokë.

Salah e kaloi topin pas shpinës së portierit sapo nisi minuta e 63-të, por pamjet e përsëritura treguan qartë se ishte në pozicion të parregullt. Gjithsesi, Liverpooli mori atë që kërkonte në këtë takim, pasi në minutën e 64-t Jota shfrytëzoi krosimin e Manesë për golin e fitores.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco