Lazio fiton ndaj Bolognas, Muriqi luan vetëm 25 minuta

Lazio fiton ndaj Bolognas, Muriqi luan vetëm 25 minuta

23:11, 24/10/2020

Lazio ka marrë tri pikët e radhës në Serie A.

Në përballjen kundër Bologna, kryeqytetasit kanë arritur të fitojnë me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të në Serie A.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 54’, kur rrjetën e tundi mesfushori Luis Alberto. Në minutën e 64’ ishte koha që në fushë të zbriste, Vedat Muriqi, i cili luajti për më shumë se 25 minuta.

Rezultatin final e vulosën golat e Ciro Immobile, i cili çoi topin në rrjetë në minutën e 77’ dhe De Silvestri në minutën e 92′.

Me këtë fitore, Lazio numëron 7 pikë në pesë ndeshje, kurse Bologna mbetet me tri pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco