Përfundon në barazim pjesa e parë në ‘El Clasico’

Përfundon në barazim pjesa e parë në ‘El Clasico’

17:06, 24/10/2020

Është mbyllur pjesa e parë në “El Clasico”.

Mjaftuan vetëm 10 minuta lojë që të shënoheshin dy gola gjatë fraksionit të parë të lojës në duelin që po zhvillohet në “Camp Nou” ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.

"Los Blancos" e ka nisur mjaft mirë ndeshjen ku pas 5 minutash realizojnë me anë të Valverde, kurse reagimi i Barcelonës vjen menjëherë. Në minutën e 9’ ishte talenti Ansu Fati i cili vendosi barazpeshën e rezultatit.

Raste shumë të mira shënimi patën edhe Lionel Messi e Karim Benzema, por dy portierët ishin në element të mirë dhe bënë që rezultati të mbetet i barabartë.

45 minutat e pjesës së dytë do të vendosin gjithçka sa i përket fatit të këtij takimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco