Një lojtar i PSG-së pozitiv me koronavirus

Një lojtar i PSG-së pozitiv me koronavirus

14:22, 24/10/2020

Në kuadër të javës së 8-të të Ligue 1, Paris Saint-Germain do të presë mbrëmjen e sotme në “Parc des Princes” skuadrën e Dijon (ora 21:00).  Mirëpo, për këtë takim, trajnerit të PSG-së Thomas Tuchel i duhet të bëjë pa një lojtar. Klubi i kryeqytetit francez sapo ka njoftuar se një lojtar kishte rezultuar pozitiv me koronavirus  në testet e kryera ditën e djeshme.

“Pas testeve të kryera ditën e premte, një lojtar i Paris Saint-Germain është konfirmuar pozitiv në testin PCR të Sars CoV2. Prandaj, ai do të respektojë izolimin dhe do t’i nënshtrohet protokollit të duhur shëndetësor, " shkroi Paris SG në njoftimin e tij për shtyp.

Emri nuk është bërë i ditur, por sipas informacionit nga L'Équipe , portieri Alexandre Letellier, mungon në listën e të grumbulluarve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco