Lajmi i fundit

Vjedhjet me '5D'/ Sot protesta e opozitës të bashkia e Tiranës

VIDEO/ Balotelli futet në Big Brother Vip, por plas skandali me ish të dashurën

VIDEO/ Balotelli futet në Big Brother Vip, por plas skandali me ish të dashurën

13:06, 24/10/2020

Në episodit e mbrëmshëm të  Grande Fratello Vip (version italian i Big Brother), sulmuesi i njohur Mario Balotelli hyri në shtëpinë më të famshme në Itali për të surprizuar vëllain e tij Enock Barëuah, i cili merr pjesë në këtë reality shoë.

Balotelli kaloi disa minuta duke biseduar me Enock, por ai gjithashtu kishte mundësinë për të folur me konkurrentët e tjerë, një prej tyre edhe ish e dashura e Marios, Dayane Mello, të cilën sulmuesi italian, i cili aktualisht është pa skuadër, e ka ofenduar me deklaratën e tij live në emision.

Teksa gazetari Alfonso Signorini, ndërhyri duke pyetur Dayane do e donte Balotelin në shtëpinë e Grande Fratello Vip, bukuroshja seksi u përgjigj pozitivisht. Pas përgjigjes pozitive nga ana e saj, Alfonso u kthey nga Balotelli dhe  i tha: “Mario, e dëgjove? Dayane tha se të do në shtëpinë e Big Brother, të do aty”.

Ndërkohë që Baloteli menjëherë u përgjigj: “Eh, ajo më do, por më pas do të thotë ‘ndalo, ndalo… më dhemb”. Deklarata e sulmuesit shkaktoi polemika në Itali që e detyruan Signorini-n, në fund të emsionit, të lidhej me Balotellin për të shpjeguar se çfarë ndodhi dhe për të kërkuar falje drejtpërdrejt.

Futbollisti u befasua dhe tha se nuk e mbante mend të bënte një shaka të rëndë. Përkundër kësaj, ai pranoi këshillën e Signorini për t'i kërkuar falje Dayane.

"Kërkoj falje nëse dikush është ndjerë i ofenduar! Me Dayane kam një mënyrë foluri që mund të duket vulgare, por unë dua më të mirën për të! Pra, thjesht bëhuni feministe ose shovinistë meshkuj, kërkoj falje për ata që ndihen të ofenduar, por nëse nuk i dini marrëdhëniet mes njerëzve, para se të gjykoni, pyetni. Unë kam 2 nëna, 3 motra, 1 vajzë, gratë janë jeta ime, thjesht spekuloni për të panjohurën! Të dua Dayane, natën e mirë, ” përfundoi Balotelli.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco