Premier League/ Manchester United - Chelsea, ja si pritet të rreshtohen skuadrat

Premier League/ Manchester United - Chelsea, ja si pritet të rreshtohen skuadrat

12:14, 24/10/2020

Java e 6-të e Premier League rezervon një super përballje. Në orën 18:30, në stadiumin  “Old Trafford” luhet sfida mes Manchester United dhe Chelseat.

Pritet të jetë një ndeshje mjaft e luftuar, duke parë edhe rivalitetin që kanë skuadrat më njëra-tjetrën.

“Djajtë e kuq” vijnë nga një start jo shumë optimist ku në 4 ndeshje kanë regjistruar 2 fitore dhe 2 humbje, një ndër të cila me shifrat turpëruese 1-6 në “Old Trafford” dhe renditja thotë pozicioni numër 15, por diçka ka ndryshuar në mesjavë sepse të besuarit e Solskjaer ia dolën të thyenin PSG-në në “Parc de Prince” me rezultatin 1-2.

Një fitore në transfertë në Champions kundër nënkampionëve në fuqi është një bonus i konsiderueshëm moral që tekniku norvegjez do të kërkojë ta shfrytëzojë këtë të shtunë ndaj Chelsea-t, teksa edhe suksesi 1-4 kundër Neëcastle-t fundjavën e shkuar është një motiv më shumë për të patur vetëbesimin që një kampionat si ai anglez e kërkon me doemos.

Në krahun tjetër edhe Chelsea nuk ka zhvilluar një start sezoni për t’u mbajtur mend, pasi në 5 ndeshje numëron 2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, të cilat kanë bërë që për momentin blutë të jenë në vendin e 9-të. Vetëm 1 fitore në 4 ndeshjet e fundit nuk janë motiv krenarie dhe dicka duhet të ndryshojë tek londinezët.

Chelsea do të kërkojë t’i japë një impuls këtij fillimi sezoni në një stadium ku nuk ka fituar asnjë nga 7 ndeshjet e fundit. Frank Lampard e ka thuajse të plotë grupin e lojtarëve dhe në fazën sulmuese do t’i besoj treshes Mount-Havertz-Pulisic pas shpinës së Timo Werner.

Formacionet e mundshme:

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco