Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Inter mendon të padisë UEFA-n për testin e Hakimit

Inter mendon të padisë UEFA-n për testin e Hakimit

11:46, 24/10/2020

Një ditë para duelit me Borussia Monchenglabach në Ligën e Kampioneve, klubi i Interit mori një lajm aspak të mirë. Mbrojtësi, Achraf Hakimi rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe nuk mund të ishte në fushë në ndeshjen ndaj ekipit gjerman (Sfida u luaj më 21 tetor në San Siro dhe përfundoi në barazim 2-2).

Mirëpo, ditën tjetër mbrojtësi maroken rezultoi negativ në testin tjetër dhe u aludua se testi i parë mund të ketë qenë pozitiv fals. Klubi italian deklaroi ditën e djeshme testin e radhës së Hakimit, ku sërish kishte dal negativ dhe nga analizat e gjakut.

Teorikisht ai mund të luajë në ndeshjen kundër Genoas, por protokollet e UEFA-s nuk e lejojnë diçka të tillë. Sipas udhëzimeve, që një lojtar të konfirmohet që është pozitiv me Covid-19, duhet t’i nënshtrohet dy testeve brenda dy ditësh.

E njëjtë procedurë ndiqet dhe kur ai shërohet nga virusi. Prandaj sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, kjo gjë ka inatosur drejtuesit e Interit dhe kanë udhëzuar avokatët e klubit për të marrë në konsideratë se çfarë veprimesh ligjore mund të marrin ndaj UEFA-s, për përjashtimin nga ndeshja të një lojtari të rëndësishëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco