Schurrle shpërthen ndaj Mourinhos: Njeri brutal, më ka stresuar tej mase

Schurrle shpërthen ndaj Mourinhos: Njeri brutal, më ka stresuar tej mase

10:37, 24/10/2020

Për Andre Schurrle, kalimi te Chelsea në moshën 22 vjeçare ishte një hap i madh në karrierën e tij futbollistike. Kampioni i botës më Gjermanin në vitin 2014, i cili në korrik të këtij viti çuditërisht njoftoi tërheqjen nga futbolli, luajti për dy vite me “Blutë e Londrës” (nga viti 2013 deri në vitin 2015).

Aventura e futbollistit gjerman te klubi i Chelsea-t nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi nuk arriti asnjëherë të nxirrte në pah aftësitë e tij (65 ndeshje, 14 gola).

Në një intervistë të dhënë së fundmi për gazetarin Joko Winterscheidt, Schurrle ka zbuluar edhe arsyen e këtij dështimi.

Sipas 29 vjeçarit, trajneri i skuadrës së Chelseat në atë kohë, Jose Mourinho ka ndikoi shumë në performancën e tij, pasi ushtronte një presion të madh psikologjik ndaj tij.

“Ishte një njeri brutal. Kam menduar shpesh me veten. Pse e bën këtë? Pse më trajton kështu? Pse ua bën këtë njerëzve? Atëherë nuk arrija të bëj atë që ai donte në fushë, vetëm për shkak të presionit të madh psikologjik që ushtronte ndaj meje. Ndodhte shpesh që të më aktivizonte titullar dhe më pas të më zëvendësonte në pushim të ndeshjes, e në takimin e radhës të më dërgonte në tribunë. Po akumuloja një presion ekstrem dhe po humbja edhe vetëbesimin, që është shumë i rëndësishëm për një futbollist”, u shpreh Schurrle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco