Tetë muaj i bllokuar në Kinë, futbollsti shqiptar i jep lamtumirën klubit pa luajtur asnjë minutë

Tetë muaj i bllokuar në Kinë, futbollsti shqiptar i jep lamtumirën klubit pa luajtur asnjë minutë

10:04, 24/10/2020

Një eksperiencë tepër e çuditshme ajo e mesfushorit me origjinë shqiptare, Blerim Xhemaili, në kampionatin kinez. Futbollisti iu bashkua skuadrës së Shenzhen, 8 muaj më parë, por nuk arriti të aktivizohej asnjë minutë me këtë skuadër, për shkak të bllokimit të pandemisë.

Ndërkohë së fundmi, Xhemaili, ka arritur akordin me drejtuesit e klubit për të prishur akordin dhe për t’u larguar. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, mesfushori shkroi:

Image

“Gjërat nuk shkojnë gjithmonë si do të dëshironim. Megjithatë kam pasur kënaqësinë që të takoj persona fantastikë, të njoh një vend fantastik, një kulturë të re dhe një qytet të jashtëzakonshëm”.

Për sa i përket të shkuarës, vlen të theksohet fakti se 34-vjeçari ka një CV tepër të pasur, duke u aktivizuar me skuadra të rëndësishme si Torino, Parma, Napoli, Gallatasarai, Xhenoa dhe Bolonja.  Ai pritet të nisë një aventurë të re pas largimit nga Kina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco