Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Leeds-i i 'të çmendurit' Bielsa thyen surprizën Aston Villa

VIDEO/ Leeds-i i 'të çmendurit' Bielsa thyen surprizën Aston Villa

08:38, 24/10/2020

Premier League na ofroi një duel shumë interesant mbrëmjen e djeshme për startin e javës së 6-të. Surpriza Aston Villa (e 2-ta, 12 pikë) priti në shtëpi Leeds United (e 10-ta, 7 pikë).

Vendasit synon të vijonin ecurinë pozitive dhe kërkonin fitoren në këtë sfidë. Mirëpo nuk ia dolën,  pasi Leeds-i i të “çmenduri” Marcelo Bielsa dominoi takimin dhe triumfoni me rezultatin e pastër 0-3 në “Villa Park”, për të kthyer vendasit me këmbë në tokë dhe për t’u kujtuar se misioni i vërtetë këtë sezon do të jetë mbijetesa.

Leeds vinte pas humbjes minimale 0-1 në shtëpi përballë Wolves dhe ishte në kërkim të fitores që mungonte që prej 27 shtatorit, ndaj që në fillim u shfaq kërkues dhe mori kontrollin e lojës.

Megjithatë mbrojtja e Aston Villas kishte pësuar vetëm dy gola ndaj Liverpoolit, në 4 ndeshjet e para dhe edhe në pjesën e parë ndaj Leeds-it konfirmoi se është në formë të mirë, duke mbajtur larg rrezikun.

Por në pjesën e dytë ishte sulmuesi 27-vjeçar anglez Patrick Bamford që gjeti “thembrën e Akilit” të mbrojtjes vendase dhe shënoi tre herë brenda 19 minutash, duke vulosur suksesin e skuadrës së Bielsës në këtë transfertë.

Pas kësaj mbrëmjeje, Aston Villa mbetet në vendin e dytë me 12 pikë dhe Leeds United ngjitet në vendin e tretë me 10 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli kampion, ndërsa sulmuesi Bamford shkon në kuotën e 6 golave sezonalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco