U prek nga koronavirus, shërohet futbollisti i Juventus

U prek nga koronavirus, shërohet futbollisti i Juventus

08:09, 24/10/2020

Lajm i mirë për Juventusin. Futbollisti i skuadër torineze, Weston McKennie është rikuperuar nga Covid-19.

Lajmi u dha nga klubi i Juves përmes një postimi në faqen zyrtare, ku raportohet se futbollisti amerikan ka rezultuar negativ nga analizat e fundit.

Lojtari ishte infektuar që prej datës 14 tetor, ndërsa shqetësues mbetet fakti që futbollisti më i rëndësishëm i skuadrës Cristiano Ronaldo ende nuk është shëruar nga koronavirusi.

Për sa i përket McKennie, ai nuk mund të aktivizohet në takimin me Veronën, ndërsa mbetet për të luajtur kundër Barcelonës të mërkurën e ardhshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco