Messi apo Ronaldo? Mbappe me këmbë në tokë: Ende nuk jam në nivelin e tyre!

Messi apo Ronaldo? Mbappe me këmbë në tokë: Ende nuk jam në nivelin e tyre!

23:14, 23/10/2020

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, mund të jetë një nga lojtarët më të mirë në botë, por mbetet me këmbë në tokë. Ai nuk ka pranuar kurrë të krahasohet me Cristiano Ronaldon apo Lionel Messin.

“E di se jam i mirë, por nuk jam ende në nivelin e Messit dhe Cristiano Ronaldos. Më duhet të vazhdoj e të punoj”, – tha ai shkurtimisht për Sky Sport kur u pyet për një temë të tillë.

Kampioni i botës u përball për herë të parë me Cristiano Ronaldon në ndeshjen kundër Portugalisë. Ai e ka pranuar se e ka idhull portugezin dhe një shembull që do ta ndjekë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco