Lojtarët e City-t në panik, avioni pëson problem teknik

Lojtarët e City-t në panik, avioni pëson problem teknik

22:27, 23/10/2020

Udhëtimi i skuadrës së Manchester City-t për në Londër, nuk ka shkuar ashtu siç duhet. “Qytetarët” luajnë ditën e nesërme ndaj Ëest Ham dhe këtë të premte udhëtuan për në Londër me aeroplan, për të zhvilluar ndeshjen e javës së gjashtë në Premier League.

Mirëpo, gjërat nuk shkuan ashtu siç ishin menduar pasi avioni në të cilin udhëtonte ekipi nga Manchester për çështje teknike nuk është ulur në destinacionin e planifikuar. Piloti e ka ulur avionin në aeroportin e Stansted, 30 milje larg vendit të planifikuar, raporton “Goal”, shkruan “Syri.net”.

Mendohet se avioni  ka patur një problem te gomat dhe i është dashur një pistë më e madhe për t’u ulur. Për fat të mirë avioni tashmë është aderuar dhe futbollistët dhe stafi teknik ndodhen në hotel.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco