Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Gasperini: Sampdoria është një kundërshtar i fortë, por...

Gasperini: Sampdoria është një kundërshtar i fortë, por...

20:35, 23/10/2020

Pas humbjes 4-1 në Napoli, Atalanta do të provojë të rikthehet te fitorja nesër pasdite, kur do të përballet me Sampdorian në Bergamo, ndërsa trajneri Gasperini pranoi se do të mendojë edhe për sfidën e të martës ndaj Ajaxit.

“Sampdoria është një kundërshtar me mjaft vlera, por është e qartë që duhet të mendojmë edhe për ndeshjen ndaj Ajaxit, pasi një fitore ndaj tyre do të na jepte goxha avantazh në grup. Kemi disa lojtarë që po luajnë shumë dhe këtu kam parasysh Gosens e Hateboer, që përveçse te Atalanta, janë titullarë edhe në përfaqësueset e tyre. Duhet të bëjmë kujdes de mendoj se ndaj Sampit njëri prej tyre do të qëndrojë pushim”, tha tekniku i Atalantës.

Këtë verë bergamaskët nuk larguan asnjë futbollist, përveç belgut Castagne që u transferua te Leicester, por në të njëjtën kohë shtuan disa futbollistë cilësorë në organikë, ndaj edhe trajneri Gasperini pranon se e ka më të lehtë të menaxhojë kalendarin e ngjeshur.

“I gjithë ky sezon do të jetë mjaft i ngjeshur, por mund të them se këtë vit kemi më shumë alternativa për të përballuar ngarkesën. Në sulm Lammers është përshtatur mjaft mirë dhe ka arritur të shënojë edhe dy gola tashmë. Disi më mbrapa është Miranchuk, që erdhi i dëmtuar, por gradualisht do të vijë edhe momenti i tij. Ndaj Sampit mund të aktivizojmë nga minuta e parë Sutalon, që nuk e kemi në listën e Champions-it”, tha Gasperini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco