Ish-presidenti kritikon Realin: Ishte budallallëk shitja e Ronaldos

Ish-presidenti kritikon Realin: Ishte budallallëk shitja e Ronaldos

13:18, 23/10/2020

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, i kthehet shitjes së Cristiano Ronaldos në vitin 2018 te Juventusi, të cilën e konsideron një marrëveshje “idiote”.

Situata aktuale e klubit “merengues”, sipas 69-vjeçarit, është rrjedhojë e një vendimi të pakuptueshëm, që ishte kundër interesave të klubit.

Dëshmia më e qartë për këtë janë golat dhe forma që po shfaq CR7 me fanellën bardhezi.

“Meqenëse shitja e Ronaldos ishte budallallëk, ishte e qartë se ekipit i nevojiteshin përforcime në atë pozicion dhe në të tjerët, por realiteti i trishtuar është se llogaritë e klubit janë bërë gabim. Janë plot fatura dhe detyrime për t’u paguar, me shifra marramendëse për lojtarët që janë blerë”, pohoi Calderon.

Ish-presidenti i “Los Blancos” analizon edhe situatën aktuale të Zidane, por nuk e sheh problemin thjesht te trajneri:

“Ajo që ndodhi kundër Shakhtarit dhe Cadizit la shije shumë të keqe, por ne duhet të jemi optimistë, sepse kjo skuadër ka kaluar momente të vështira më parë dhe arriti të kalonte përmes tyre, edhe pse, pa dyshim, ndjesitë nuk janë të mira. Zidane po bën çfarë mundet me burimet në dispozicion të tij. Shkak për situatën është një akumulim rrethanash, një zinxhir ngjarjesh. Prandaj, ishte çmenduri të shisje Cristianon, kur nuk ke askënd për të shënuar gola”, deklaroi ish-presidenti i madrilenëve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco