Nuk ndodhte që nga viti 1964, Milani barazon rekordin 56-vjeçar

Nuk ndodhte që nga viti 1964, Milani barazon rekordin 56-vjeçar

12:17, 23/10/2020

Milani ka arritur rekordin 56-vjeçar të klubit me fitoren e mbrëmshme në Europa League.

Shtatë herë kampioni i Evropës e nisi me këmbë të mbarë edhe në Europa League, duke mposhtur 3-1 skuadrën e Celtic Glasgow.

Kuqezinjtë tani kanë shënuar 2 apo më shumë gola në 10 ndeshje radhazi për herë të parë që nga viti 1964, duke vazhduar formën mbresëlënëse edhe në sezonin 2020-2021.

Të besuarit e Stefano Piolit tashmë kanë shkuar në katër fitore radhazi në Serie A, teksa sfidën e ardhshme e kanë të hënën me Romën.

Milani më pas do të kthehet në aksion në Europa League tri ditë më vonë, ndërsa në fundjavë që vjen do të takohet në Serie A me Hellas Verona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

tirana23/10/2020 14:18

Me duket se ky ekip po kthehet ne gjurmet e Milanit te madh te historise europiane dhe asaj boterore , te Silvio Berluskonit .

Shto koment

Denonco