Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

FOTO/ Marash Kumbulla në formacionin e javës në Europa League

FOTO/ Marash Kumbulla në formacionin e javës në Europa League

11:44, 23/10/2020

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, është jo vetëm një “saraçineskë” në mbrojtje, por edhe një gjuetar goli në zonën rivale, siç e bëri realitet mbrëmjen e djeshme.

Debutim ëndrrash për “diamantin” kuqezi, i cili i dhuroi 3 pikë të arta Romës në fitoren 2-1 në Europa League ndaj Young Boys.

20-vjeçari është duke shijuar në maksimum këtë mbrëmje magjike.

Si të mos mjaftonte vlerësimi si “njeriu i ndeshjes”, Kumbulla, ka marrë një tjetër “dhuratë” ditën e sotme.

Shqiptari është përzgjedhur nga “Sofascore” që merret me statistikat dhe vlerësimet e lojtarëve në formacionin e më të mirëve të javës në Europa League.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco