Pioli: Udhëtimi i Milanit sapo ka filluar

Pioli: Udhëtimi i Milanit sapo ka filluar

09:25, 23/10/2020

Stefano Pioli është tepër i kënaqur me Milanin e tij. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe pas fitores 3-1 në fushën e Celtic Glasgow, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Europa League.

“Ishte një ndeshje e mirë, me personalitet dhe cilësi. Në pjesën e dytë ishim më pak të saktë dhe rrezikuam diçka. Pas derbit, kjo ndeshje mund të ishte një kurth, por ne provuam të mos ishim një ekip normal. Udhëtimi ynë sapo ka filluar.

Të gjithë kemi punuar në një drejtim për një kohë të gjatë: klubi, zona teknike, stafi dhe lojtarët. E ndiejmë veten pjesë të këtij mjedisi. Jemi ekip i ri, por duam të rritemi dhe të përmirësohemi.

Sekreti fillon nga drejtuesit, që konfirmuan këtë mënyrë të punës dhe lojtarë të rëndësishëm, pastaj duke përftuar lojtarë të rinj premtues të gatshëm për futbollin tonë”, deklaroi tekniku i kuqezinjve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco