Real Madrid po përgatitet për trashëgimtarin e Zinedine Zidane!

Real Madrid po përgatitet për trashëgimtarin e Zinedine Zidane!

22:33, 22/10/2020

Real Madrid ka bërë një start katastrofik të sezonit. Në gjashtë ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet, Merengues kanë fituar vetëm 3 takime, (3 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje).

Dy humbjet e fundit, por më veçanërisht ajo në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk (2-3) , e kanë dëmtuar shumë Zinedine Zidane. I kthyer te Real Madrid në mars të vitit 2019, tekniku francez i dha titullin kampion në La Liga Realit. Por, kjo nuk mjafton për t'i dhënë imunitet.

Tre muaj më vonë, skuadra e Zidane po tregon një fytyrë tjetër nga ajo e sezonit të shkuar.  Ndeshjet e dobëta të zhvilluar në shtëpi kundër Cadiz (humbje 0-1) dhe kundër Shakhtar, teksa ukrainasit kishin nëntë mungesa (shkaku i Covid) kanë bërë që drejtuesit e klubit madrilen të mendojnë pozicionin e Zidane-s.

 Në Madrid, francezi nuk kanë më të drejtë të gabojë. Kanali televiziv TVE raportoi se një ultimatum i është dhënë Zizus . Është e qartë, trajneri i Madridit ka kohë deri në 27 tetor për të ndryshuar. Përndryshe, atij do t’i duhet të bëjë valixhet gati dhe të largohet.

 “ Los Blancos” do të luaj më 24 tetor klasiken ndaj Barcelonës, ndërsa më 27 tetor ndaj Borussia Monchengladbach në transfertë, e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve. Dy pengesa që nuk kalohen lehtë.

Në Madrid, drejtuesit po përgatiten për skenarin më të keq. “TVE” raporton se në rast se Real nuk merr rezultat pozitiv nga këto dy ndeshjet, Zidane do të shkarkohet.

Përvec emrit të  trajnerit të Real Madrid Castilla, Raul Gonzalez Blanco, që është përfolur si zëvendësues si Zidane, së fundmi “Marca” raporton se  drejtuesit e klubit spanjoll janë në kontakt edhe me Mauricio Pochettino. Argjentinasi vlerësohet për aftësinë e tij dhe ka avantazhin e të qenit i lirë nga çdo kontratë që pas largimit nga Tottenham. Mbetet për t’u parë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco