Kumbulla: Debutim i pabesueshëm, golin ia dedikoj...

Kumbulla: Debutim i pabesueshëm, golin ia dedikoj...

22:02, 22/10/2020

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla ishte protagonist absolut në fitoren e Romës me përmbysje 2-1 ndaj Young Boys në transfertë, e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Europës. 20 vjeçari arriti të realizonte golin e dytë për verdhekuqtë që rezultoi edhe vendimtari për italianër në këtë sfidë.

Image

Pas triumfit, Kumbulla dhe një intervistë për “Sky Sport”, ku u shpreh: Nuk mund të kërkoja asgjë më shumë nga kjo mbrëmje, ishte një debutim i pabesueshëm, pasi falë golit tim ne fituam. Megjithatë, unë jam më i lumtur për fitoren e ekipit sesa për golin tim të parë në Evropë ".

Pse hasët vështirësi në pjesën e parë?
Kundërshtari na bëri presing lart dhe na vuri në vështirësi në organizimin e lojës, por në pjesën e dytë ndryshuam dhe krijuam shumë më tepër. Besoj se e merituam plotësisht fitoren.

Image

Po e menaxhoni mjaft mirë kalimin nga Verona te Roma…
Po dhe kjo falë trajnerit, stafit të tij e të gjithë skuadrës, që më kanë pritur mjaft mirë në dhomat e zhveshjes dhe më kanë bërë pjesë të lojës së ekipit.  Pa ata nuk do të kishte qenë aq e lehtë të adaptohesha në këtë realitet të ri, golin ia dedikoj ekipit dhe stafit ”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco