Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Shënoi gol në debutimin në Europë, notat e Marash Kumbullës në Young Boys - Roma

Shënoi gol në debutimin në Europë, notat e Marash Kumbullës në Young Boys - Roma

21:30, 22/10/2020

Roma arriti të fitojë me përmbysje 2-1 ndaj Young Boys në trasnsfertë, e vlefshme për fazën e grupeve në Ligëne  Europës.

Zviceranët kaluan të parët në avantazh në këtë sfidë, por Roma arriti të përmbysë gjithçka, duke dalë triumfuese nga kjo ndeshje.

Golin e parë për verdhekuqtë e shënoi Peres në minutën e 69-të, ndërsa atë vendimtar e realizoi futbollisti shqiptar, Marash Kumbulla. Ky ishte edhe goli i parë me  fanellën e Romës për djaloshin nga Malësia e Madhe.

20 vjeçari mori lëvdata për paraqitjen e zhvilluar në këtë ndeshje, duke u vlerësuar me notën 6.5 nga mediat italiane për paraqitjen e zhvilluar.

Roma: Pau Lopez 6.5 - Fazio 6 - Kumbulla 6.5- Juan Jesus 5.5 - Karsdorp 5 -

Cristante 6 - Villar 5 - Bruno Peres 6.5 -Pedro 5.5 - Carles Perez 6 - Borja Mayoral 5.

Të futurit në lojë si zëvendësues: Minuta 70 'Pellegrini, nuk ka notë - Minuta 46 'Spinazzola 6.5 - Minuta 58 'Veretout 6 - Minuta 58 'Mkhitaran 6.5 -  Minuta 58 'Dzeko 6.5 -

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco