Mbrojtësi nga Irlanda e Veriut, Stive Finnan, ka qenë pjesë e njërës nga finalet më të çmendura të historisë së futbollit.
Në vitin 2005, në Stamboll luhej finalja e Ligës së Kampioneve, mes Liverpoolit dhe Milanit, aty ku kuqezinjtë pjesën e parë e mbyllnin 3-0 në favor të tyre, ndërsa në të dytën anglezët barazojnë gjithçka, për të triumfuar më pas te penalltitë.
Ishte një finale e paharrueshme, ku pjesë e saj ishte edhe Stive Finnan.
Ky i fundit pas përfundimit të ndeshjes dhe fitimit të trofeut, mori me vete edhe medaljen e artë nga ajo natë, të cilën tani e ka nxjerrë në shitje.
Arsyeja? Borxhet. Kompania e tij e pasurive të patundshme kohët e fundit ka falimentuar duke i lënë ish-lojtarit të Liverpoolit një borxh prej 3.6 milionë eurosh.
Për këtë arsye, Finnan ka vendosur të nxjerrë në shitje gjithçka, për të kompensuar borxhin.
Ai ka nxjerrë në shitje medaljen e artë nga mbrëmja e Stambollit për 15 mijë euro, dy fanellat e finales për 2500 euro, kopjen e trofeut të Ligës së Kampioneve dhe orën e artë që mori në Stamboll për 20 mijë euro.
Gjithashtu ai ka nxjerrë në ankand edhe medaljen e argjendtë nga finalja e Ligës së Kampioneve në Athinë në 2007, ku Milani triumfoi.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: