Perez ‘tërbohet’ nga humbjet e Realit, del në skenë Raul për të zëvendësuar Zidane

Perez ‘tërbohet’ nga humbjet e Realit, del në skenë Raul për të zëvendësuar Zidane

11:23, 22/10/2020

Dy humbjet e fundit, në kampionat ndaj Cadiz dhe në Champions ndaj Shaktarit, kanë trazuar ujërat te Reali i Madridit.

Pas humbjes së djeshme në Ligën e Kampioneve, presidenti i klubit, Florentino Perez, ka zbritur menjëherë në dhomat e zhveshjes për t’u përballur me lojtarët, diçka që nuk ndodh shpesh te klubi madrilen.

Kjo tregon edhe njëherë se situata te Reali nuk është aspak e qetë.

Për këtë arsye, kanë filluar të qarkullojnë lajme për largimin e Zinedine Zidane nga drejtimi i skuadrës.

Dy ndeshjet e ardhshme, ndaj Barcelonës në “El Clasico” dhe ajo ndaj Moenchengladbah në Ligën e Kampioneve, do të jenë vendimtare për të ardhmen e trajnerit francez.

Në rast se edhe në dy ndeshjet e ardhshme nuk arrihen rezultate pozitive, atëherë mundësitë që Zidane të shkarkohet janë të mëdha.

Madje thuhet se Perez e ka gati edhe zëvendësuesin. Një tjetër legjendë e klubit si Raul Gonzalez do të ishte zëvendësuesi i Zidane, në rast shkarkimi të teknikut francez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco