VIDEO/ Pepe s’e harron zakonin, bëhet protagonist me gjestin e tij ndaj kundërshtarit

VIDEO/ Pepe s’e harron zakonin, bëhet protagonist me gjestin e tij ndaj kundërshtarit

10:33, 22/10/2020

Grindjet e mbrojtësit Pepe, gjatë kohës kur ishte te Reali i Madridit ishin të shumta.

Gjithmonë kur luhej një “El Clasico”, ishte e pamundur që portugezi të mos kacafytej me Mesin apo kundërshtarët e tjerë.

Pikërisht në mbrëmjen e djeshme, Pepe është kthyer si dikur, duke u përplasur me kundërshtarin në ndeshjen Mançester Siti-Porto.

Pas një dueli për top me Sterling, ky i fundit rrëzohet për tokë dhe kërkon goditje dënimi.

Kjo nuk është pritur aspak mirë nga Pepe, i cili i nervozuar e godet kundërshtarin, ndërkohë që ishte i shtrirë në fushë.

Një gjest aspak i mirë nga mbrojtësi ky, që gjithsesi i shpëtoi një ndëshkimi me karton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco